PDIU reagon për incidentin në Durrës: Nuk zmbrapsemi nga Rezoluta

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon në mënyrën më të ashpër alarmin e rremë për bombë në aktivitetin e PDIU dhe Shoqatës Çamëria në qytetin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat PDIU shprehet se këto metoda na kujtojnë vitet e largëta të së kaluarës, kur organizata terroriste tentonin të mbillnin terror ndër qytetarët shqiptar.“Tashmë, që rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame është në Kuvendin e Shqipërisë dhe që rizgjimi i kësaj çështjeje është një fakt, asnjë tentativë për të ngjallur frikë nuk do të na zmbrapsi”thekson PDIU.PDIU kërkon nga Policia e Shtetit të identifikojë në mënyrë të menjëhershme autorët e kësaj telefonate dhe t'I vendosi ata përpara ligjit, për të treguar qartë fytyrat antishqiptare që gjenden në shtetin shqiptar.“Sot, në Durrës, mijra shqiptarë, të Çamërisë e çdo treve tjetër po shprehin mbështetjen e tyre ndaj rezolutës dhe kjo gjë do të ndodhi çdo ditë në çdo cep të Shqipërisë. Të gjithë ata që mendojnë se do të mund ta ndalin frymën e ringjallur të shqiptarëve, do të përballen me të drejtën dhe të vërtetën, e vetmja e cila do të mbijetojë” përfundon deklarata.Alarmi për vendosjen e një eksplozivi në Pallatin e Kulturës në qytetin e Durrësit ka rezultuar fals. Pas këqyrjes me imtësi të ndërtesës, policia e Durrësit nuk ka gjetur asnjë gjurmë eksplozivi.Këtë pasdite në ambientet e Pallatit të Kulturës në Durrës, shoqata Çamëria dhe PDIU ishin duke mbajtur një aktivitet në mbështetje të rezolutës për çështjen came, kur u dha alarmi për vendosjen e një eksplozivi në ambjentet e Pallatit, i cili pas kontrollit të imtësishëm nga policia rezultoi se ishte fals.