“Outside” reportazh për Shqipërinë: Sekreti i Europës ku mund ti gjesh të gjitha

Revista “Outside”, ka botuar një reportazh, një guidë për aventurat e një udhëtimi në Shqipëri. Ajo përshkruan bukuritë e Osumit, Tiranës, Bjeshkëve të Namuna, Drinit, Qeparosë, plazheve jugore , por dhe problematikat e hasura.Gjithçka nis nga komunizmi, e deri në ditët e sotme të demokracisë. Por ky shkrim nuk paraqet vetëm bukuritë natyrore, ai flet gjerësisht për atë që Shqipëria ka përjetuar deri tani. Për më tepër, ja artikulli:Parajsa post-komuniste në ShqipëriEuropa ka një sekret, ajo që quhet Shqipëri, një shesh lojrash Maryland, me dete smerald dhe lumenj të shkëlqyer. Por vetëm kaq?Është me të vërtet një vend i varfër, me marrje rryshfetesh të shfrenuara dhe pak mjedise të rregullta. Lumi Osum rrjedh nga maja e qytetit të Korçës në Shqipëri dhe në veri të tij ka një grykë 17 milje të gjatë të quajtur “Kanionet e Osumit”, një nga ujvarat më spektakolare në Europë.Shirat e vazhdueshëm turbullojnë ujërat drejt një furie, e cila përplaset ndërmjet një seksioni të bukur. Njollat e mureve minerale ngrihen në të dyja anët, si një litar 300 metra i gjatë.Ujvara përplaset me shkëmbinjtë duke krijuar një panoramë të argjendtë.Në horizont nuk sheh asnjë rrugë, vetëm pjesë të gjelbëruara dhe fole makinash të harruara.Ky mëngjes maji , i ftohtë e i lagësht, më gjenë të ulur në një trap të ndërtuar nga djem shqiptar.Janë të gjitha nga Tirana, kanë lënë kryeqytetin për të vizituar ujvarën për herë të parë, në përpjekje për t’i mbushur mëndjen vetes se në këtë vend stalinist mund të bësh aventura.“Nga je ti” pyet një djalë muskuloz, roje sigurie, i quajtur Endri Xhafka.“Oregon”, përgjigjem unë.“Shqiptarët e duan Amerikën, ndërhyn Alban Vila, djali tjetër përkrah tij.“A e njohin amerikanët Shqipërinë?” pyet Endri.“Ne jemi tek “Wag the dog”, shton Albani.Dhe “Taken”, shprehet Endri.“The Simpsons”, gjithashtu. Ndërkohë dua të përmend vëllezërit Belushi, babai i të cilëve u rrit në malësinë e Korçës.Osumi ofron një shpërthim të lopatave blu, ndërsa fytyrat skuqen në helmetat e ndritshme portokalli. Pas përpjekjeve për t’ja dal sa më mirë me varkat dhe gjithçkaje që ofron “rafting” në Osum, dallon lehtë temperamentin shqiptar.Shqipëria, e pozicionuar mes Greqisë dhe një cope të thyer të Jugosllavisë në Detin Adriatik, një vend me shumicë popullsie muslimane. Një vend nën çizmet ushtarake të diktatorit marksist Enver Hoxhës, i cili e ka kthyer Shqipërinë në një nga vendet më komuniste të historisë.Gjatë sundimit të tij 40-vjeçar, arriti ta shkëpusë nga pjesa tjetër e botës, me ideologjinë e tij.Askush nuk mund të hynte, apo të largohej. Askush nuk mund të vishte ç’të donte, askush nuk mund të vishte pantallona të shkurtra.Pas vdekjes së tij në 1985, komunizmi u rrëzua përgjithmonë dhe në vitin 1992 vendi hyri në demokraci. Lëvizja e madhe përfshinë Shqipërinë, eksperimentet e kapitalizmit, investimet private nga njerëz që nuk dinin, tregoi shpejt frytet e tij negative. Por më në fund shqiptarët veshën tuta poliestër, njohën Fiat-at dhe pepsi-n.Në janar të 1997 nis lufta, turmat kanë sulmuar depot e armëve, protestat shpërthyen në vend, policia dhe ushtarët braktisën punën. Shqiptarët kuptuan mashtrimin nga firmat piramidale.Presidenti Sali Berisha dha dorëheqjen dhe më shumë se dy mijë veta vdiqën.Por këto kohë Shqipëria është një tjetër vend. Ndihma e Ndërkombëtarëve mundi të rimëkëmbë institucionet, të nxisë punësimin dhe të rrisë infrastrukturën.Qeveria e re socialiste e ardhur verën e kaluar në pushtet, me Kryeministrin dhe artistin Edi Rama, sollën rilindjen.Një nga pikat më të forta ngelet turizmi, me 2.7 milion vizitorë të huaj në 2012 në Shqipëri.Nëse ka një vend ku mund të përjetojmë lashtësinë, tradicionalen, të renë dhe modernen, kjo është këtu, në Shqipëri.Tirana është një qytet me ndërtesa të larta, me bulevarde me gjethe dhe me një rrugë të quajtur “George W.Bush.Me anë të zhvillimit të turizmit, vendasit duan të ndryshojnë perceptimin për Shqipërinë, duan të sjellin botën në këtë vend të vogël.Udhëtuam në shumë vende, por ka shumë probleme. Zyrtarët e paskrupullt, hapin rrugët për punime gjatë votimeve dhe më pas i lënë në mëshirë të fatit.Krimi i organizuar, ndotja dhe korrupsioni vazhdojnë të jenë probleme serioze.Dhe akoma ka kaq shumë bukuri, plazhe tropikale, fshatra miqësorë, mbuluar me lugina që ngjasojnë me Alpet.Në Shqipëri një punëtor ka një rrogë mesatare prej 350$. Aty zhvillimi është i ngadalshëm. Kjo është mjaft e vështirë për një shoqëri që ka dekada që vetëm pret. Megjithatë alternativat janë të qarta.Gjëja e fundit që Shqipëria ka nevojë është zhdukja e lumenjve dhe ose të varrosi një tjetër pamje me beton.