Matura 2014, Nora Malaj shpjegon skemen e vlerësimit me pikë

“Vlerësimi me pikëzim është shumë herë më i rëndësishëm se vlerësimi me notë”, kështu është shprehur zv-Ministrja e Arsimit, Nora Malaj.Në studion e Radio-televizionit “Ora News”, Malaj ka sqaruar se shumë shpejt do paraqitet skema e cila bën me dije maturantët, për provimet që do vijnë më pas.“Në fund të pesë provimeve ata maturantë duhet të dinë se me të vërtet mund të kenë marrë notën 10, por duhet të dinë sa pika kanë marrë nga ndarja e pikëzimit, 93 pikë-shi me 94 pikë-shin apo 95 pikë-shin, mund të bëjë të mundur lëvizjen e nxënësve me 100 vende në lista”.I pyetur nga gazetari Edvin Peçi për mënyrën se si përcaktohet pikëzimi, zv-Ministrja u shpreh, “pika të ketë atë fashë të dijes që ata japin”.Gjatë fjalës së saj, ajo ka theksuar se duke u nisur nga polemikat është vendosur nga Komuniteti i Maturës Shtetërore që, kjo notë të mos futet në vlerësimin e Maturës, për të mos penalizuar askënd dhe të mos krijohen problematika.“ Ndaj ajo do futet vetëm në dëftesë, në certifikatë, edhe pse personalisht isha për futjen e saj".Më pas Nora Malaj, ka kërkuar partneritetin e prindërve dhe mësuesëve që këta nxënës të jenë të denjë për institucionin nga ata dalin.