Serbia e Bosnja “gjunjëzohen” nga përmbytjet, 20 viktima, mijëra të evakuar
Serbi- Përmbytjet më të mëdha që kanë prekur ndonjëherë Ballkanin kanë shkaktuar deri tani 20 të vdekur në Serbi dhe Bosnjë. Lumi Sava ka dalë nga shtrati dhe niveli i ujit pritet të rritet akoma më shumë në vijim, ndërsa pritet që të rritet dhe bilanci i viktimave.Në Serbi, mijëra banorë në Obrenovac janë evakuuar. Ndërsa përmbytjet kanë shkaktuar probleme në furznimin me energji elektrike. Në këtë zonë shqetësim kryesor mbetet mbrojtja nga përmbytja e termocentralit, gjhë që shihet si priorirtet dhe nga kryeministri Vuçiç."Po bëjmë të pamundurën"- tha Kryeministri serb, i cili ka dalë edhe vetë në terren për të mbikqyrur situatën. E për tu ardhur në ndihmë banorëve Në Serbi . Ujërat e përmbytjes janë përshkruar si të ngjashme me një cunami , tre deri në katër metra të lartë në vende.Në Bosnjë, rrëshqitjet e tokës kanë fundosur shtëpi të tëra, ndërsa në evakuimet nga banesat shqetësim mbeten zonat e minuara që nga viti 1990, gjë që mund të shkaktojë viktima të tjera.Besohet se ka ende më shumë se 100.000 mina në fshtatrat e Bosnjës.Në Bosnjë thuajse një e treta e vendit është nën ujë, ndërsa zona më e prekur është ajo në verilindje të vendit, ku banesat, rrugët dhe hekurudhat janë nën ujë. Një zëdhënës i qeverisë boshnjake përllogarit se afro 1 milion vetë jetojnë në zonat e goditura.Autoritetet në Bosnjë e kanë konsideruar si një katastrofë të tmerrshme situatën e krijuar nga përmbytjet."Ne ende nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për dimensionet aktuale të katastrofës", tha një zyrtar vendas.Përmbytjet shfaqen kërcënuese edhe në Kroaci. 50% e Kroacisë tashmë gjenden nën ujë, ku mbi 1500 pallate e shtëpi janë përmbytur ndërsa rrezikohen totalisht edhe 10 mijë të tjera.Ndërkaq në zonat e prekura në tre shtetet, shkollat janë mbyllur ndërsa autoritetet kanë angazhuar edhe zjarrëfikëset e pjesëtarët e xhandarmërisë, për të evakuuar banorët nga zonat e rrezikuara. Banorët prej ditësh lëvizin vetëm me varka e gomone, e janë strehuar në cadra.Mbi 4 mijë persona janë evakuuar edhe në Kroaci e mijëra të tjerë në Serbi, ku reshjet e shiut nuk pushojnë prej disa ditësh.