Elbasan, arrestohen 5 persona për trafik të municioneve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2014, 08:24
Elbasan- 5 persona kanë rënë në prangat e policisë për trafik të paligjshëm të armëve dhe municioneve. Sektori i trafiqeve të paligjshme në policinë e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasit Realdo dhe Mikel Blogu, Petrit Elezi, Fatmir Llapushi dhe Grejsi Çarçia, teksa po tentonin të kryenin trafikimin e municioneve.Ndërkaq blutë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 granata, 1 pushkë, 1100 fishekë, 17 kapsolla detonatorë dhe 22 kallëpe eksplozivi.Sakaq materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme të rastit.