Veliaj: Ndryshime në ligj për të respektuar komunitetin LGBT

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të homofobisë ndaj komunitetit LGBT-të, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj garantoi këtë komunitet, se qeveria do të ndërmarrë ndryshime në ligj, për respektimin e  të drejtave të  tyre.Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu tha se respekti ndaj tjetrit është një nga principet  bazë , për një shoqëri të lirë.“Duke respektuar të drejtat e komunitetit LGBT, ne kemi respektuar të drejtat e njeriut. Ky është thelbi i çdo gjëje, respekti. Unë e kuptoj dhe e pranoj , që në cilën do shoqëri, qoftë në SHBA apo në Shqipëri, është e vështirë që ndryshimi të vijë".17 Maji, në ditën ndërkombëtare të  homofobisë, u shfaq dokumentari "Skandal" , si dhe u shpërndanë cmime për Aleatin dhe Aleaten e Vitit, për kontributin  që kanë dhënë në mbrojtje të të drejtave  të Komunitetit LGBT,ku njëri prej tyre  iu akordua gazetares së njohur , Ilva Tare.