Policia e Shtetit: Transferimi i Selfollarit proçes normal, përmirëson punën
Policia e Shtetit sqaron transferimin e Sokol Selfollarit, dhe emërimin e tij pranë Drejtorisë së Studimeve Strategjike. Sokol Selfollari ka qenë ish-Shef i Sektorit për Narkotikë dhe sipas Policisë së Shtetit “Transferimi i tij bëhet për të përmirësuar punën”. Me tej thuhet se Selfollari është një specialist i aftë dhe që policia ka nevojë.Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:Nisur nga lajmi i bërë publik lidhur me emërimin pranë Drejtorisë së Studimeve Strategjike të Drejtues Sokol Selfollari, i cili më parë kryente detyrën e Shefit të Sektorit për Narkotikët, sqarojmë se transferimi i një punonjësi në një pozicion tjetër pune është një proces normal i organizatës së policisë, i cili bëhët për të përmirësuar punën, për të rifreskuar strukturat e për të vendour punonjësin në pozicionin që ai mund të kontribuojë më tepër për organizatën.Z.Selfollari është një specialist i aftë, për të cilin policia ka nevojë dhe jemi të bindur që në pozicionin e ri do të ndihmojë në përgatitjen e strategjive efikase për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme në përgjithësi.