Këshilli i qarkut Vlorë, të majtët kërkojnë mocion ndaj kryesisë së tij

Mbledhja e kryesisë së këshillit të qarkut Vlorë, e cila do të zhvillohet të martën, do të shoqërohet me kërkesën e këshilltarëve të majtë për shkarkimin e kryetarit aktual. Motivacioni për shkarkimin e krysise së këtij qarku. Sekretari i qarkut Ridvan Mersini shprehet se në datën 6 maj në arkiven e këshillit të qarkut jane depozituar firmat e 34 këshillatrëve të majtë për mocion ndaj kryetarit aktual. Sipas tij kjo kërkesë është e pabazuar në ligje dhe si e tillë nuk mund të meret parasysh.Kjo kerkese vjen edhe ne faktin qe të majtët, i kanë numrat për të ndryshuar drejtimin e këshillit të qarkut në favor të tyre, dhe me shume gjasa historia e qarkut të Fierit, është ngjarja që mund të përsëritet në qarkun e Vlorës.