Sistemi dixhital audio në gjykata, studentët e drejtësisë njihen me proçedurat
Gjykatësi, prokurori, avokati dhe i gjithë trupa gjyqësore në këtë proçes, janë studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër.Ata po imitojne një seancë në gjykatën e Kurbinit si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese për regjistrimin dixhital audio në gjykata. Kjo fushatë është realizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale Altri, me mbështetjen e USAID për forcimin e sistemit të drejtësisë. Entela Hoxhaj kordinatore pranë qendrës Altri ka prezantuar rëndësinë që ka regjistrimi audio i seancave gjyqësore dhe të gjithë komunikimit verbal, që sipas saj siguron ridëgjimin e tyre sipas kërkesës dhe nevojës.Për kreun e gjykatës së kurbinit Alfred Gjoni , regjistrimi dixhital audio i seancave gjyqësore garanton proçesverbale të sakta dhe implementimi i këtij projekti ka rritur efektshmerinë dhe transparencën në seancat gjyqësore.Kjo fushatë ndërgjëgjsuese ka vijuar me tej me pyetje në lidhje me proçedurën dhe rëndësine që ka regjistrimi i seancave gjyqsore dhe posedimi i tyre nga palet e interesuara.