Matura 2014, penalizime të ashpra për administratorët që favorizojnë

Nëse një administratori të provimeve të maturës do ti faktohet që ka favorizuar dikë, ka lejuar të kopjojë apo ti tregojë një maturanti përgjigjen e testit do të penalizohet si të bënte një vepër penale.Dëninimi në këtë rast do të ishte individual, pra direkt mbi personin përkatës. Zv- Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Nora Malaj, tha se deri më tani nuk ka raste, por për konstatimet që mund të ndodhin, u takon inistucioneve të drejtësisë për të ndjekur çështjen.Sipas zv-ministres, masa të forta në çdo skaj të vendit janë marrë për zhurmues, megjithëse ka patur raste kur maturantët kanë marrë telefona me vete.Provimi i radhës është ai i gjuhë letërisë për maturantët më 30 maj, ndërsa korigjimi i testeve do të bëhet ditën e hënë./nzh/oranews online/