Forumi musliman: Shteti të mos promovojë homoseksualët

Tirane- Forumi Musliman i Shqipërisë ka reaguar pasditen e sotme për paradën e LGBT.Sipas tij nuk ka arsye për të zhvilluar paradë dhe për të dëshmuar krenarinë e të qenit homoseksual.“Forumi Musliman i Shqipërisë kërkon nga shteti shqiptar, që të mos mbajë anën e kësaj axhende.Nuk është detyrë e shetit të promovojë axhenda apo ideologji. Morali dhe familja nuk i përkasin shtetit dhe as i cakton shteti. Ato i përkasin shoqërisë dhe vetëm ajo vendos për to” thuhet në deklaratën e tyre. (Ne foto: Parada e komunitetit LGBT sot ne Tirane)Ja deklarata e plotë:Mbi shoqërinë ushtrohet një presion i pandalshëm. Familja themeli i shoqërisë, të shqetësuar për përpjekjet për ta shkatërruar këtë institucion mijëra vjeçar pa të cilin vetë njeriu dhe jeta nuk do të ishin aspak të mundura. Vit pas viti dhe kohë pas kohe shoqërisë i kërkohet t'i imponohet si e drejtë dhe e mirë, si e shëndetshme dhe e virtytshme, homoseksualiteti apo një sjellje e tillë. Mbi shoqërinë ushtrohet një presion i pandalshëm për ta detyruar atë që të mendojë sipas termave të lëvizjes homoseksuale.Forumi Musliman i Shqipërisë i cilëson të gjitha këto si përpjekje që synojnë relativizimin e moralit, përhapjen e të pamoralshmes dhe normalizimin e të pavirtytshmes, si premisë për shkatërrimin e familjes tradicionale, që lind nga martesa mes një burri dhe një gruaje. E gjithë kjo bëhet mbi një bazë të gënjeshtërt dhe të pambështetur në asnjë të vërtetë shkencore. Nuk ka asnjë arsye për të zhvilluar parada dhe për të dëshmuar krenarinë e të qenit homoseksual. Forumi Musliman i Shqipërisë i cilëson të shëmtuara parada të tilla dhe i quan ato përpjekje të dhunshme për të promovuar një sjellje sociale dhe seksuale as të drejtë, as të shëndetshme e as të virtytshme.Njeriu krenohet për një arritje të tijën, për një rezultat që ai arrin me punën dhe talentin e tij, dhe jo për zgjedhjen e homoseksualitetit si normë. Forumi Musliman i Shqipërisë mendon se homoseksualiteti është mishërim i egoizmit ekstrem të njeriut, që shbën larine i atij egoizmi që në fakt, e zhbën lirinë e tij, duke e skllavëruar atë. Në asnjë rast njeriu nuk mund të jetë më pak i rëndësishëm se sa zgjedhja e tij. Forumi Musliman i Shqipërisë dëshiron të bëjë të qartë, se është kundër çdo lloj diskriminimi ndaj njerëzve që zgjedhin të jenë homoseksualë, por kundërshton me forcë synimin e tyre për t'u imponuar në hapësirën publike.Forumi Musliman i Shqipërisë dënon lëvizjen që kërkon promovimin e homoseksualitetit, dënon axhendën që e ka kthyer homoseksualitetin në ideologji, që ka shtrembëruar ose anashkaluar çdo të vërtetë shkencore dhe që ka nëpërkëmbur mësimet e Zotit. Forumi Musliman i Shqipërisë kërkon nga shteti shqiptar, që të mos mbajë anën e kësaj axhende. Nuk është detyrë e shetit të promovojë axhenda apo ideologji.Morali dhe familja nuk i përkasin shtetit dhe as i cakton shteti. Ato i përkasin shoqërisë dhe vetëm ajo vendos për to.Çdo përpjekje për të imponuar këta gurë themeli do të ishte jo vetëm e padrejtë, por shkatërrim i shoqërisë. Familja mes një burri dhe një gruaje është i vetmi institucion që ka në qendër të saj fëmijët. Çdo ide tjetër, apo lloj tjetër ideje mbi familjen, ka në qendër egozimin e njeriut, i cili nuk mund të merret kurrë në mbrojtje, as nga parada homoseksualiteti, as nga ekspozita apo libra, dhe sigurisht, as nga shoqëria dhe shteti.