Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço vizitë zyrtare në Hollandë dhe Francë

Tiranë-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, niset sot për një vizitë zyrtare në Hollandë dhe Francë.Gjatë këtyrë dy vizitave pritet që Ministri Naço të zhvillojë disa takime të nivelit të lartë me përfaqësues të qeverive të të dyja shteteve por edhe me aktorë të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.Përgjatë qëndrimit në Hollandë, kreu i drejtësisë shqiptare do të takojë homologun e tij hollandez, Ivo Opstelten, Kryetarin e Gjykatës Supreme të Hollandës, si dhe Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Drejtësi.Ndërkohë pjesë e axhendës gjatë vizitës në Francë është takimi me Ministren e Drejtësisë franceze, Christiane Taubira, si dhe takimi me anëtarët e Këshillit të Lartë të Magjistraturës, të kryesuar nga Vincent Lamanda, President i këtij Këshilli, etj.Gjatë takimeve do të diskutohet rreth reformave që po ndërmerren në sistemin e drejtësisë, lidhur me proceset integruese të Shqipërisë, me fokus të veçantë luftën kundër korrupsionit.