Ndotja e bregdetit, Tare: Vitin tjetër nuk do të ketë ujëra të zeza në plazhe
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare shpjegon situatën e plazheve sot dhe çfarë masa do të merren në mënyrë që pushesit të kenë ambiente sa më të pastra. Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, me gazetarin Drini Zeqo, Tare thotë se deri vitin tjetër nuk do të ketë më ujëra të zeza në plazhe dhe për këtë qeveria po bën negociata me palën gjermane për financim.“Qeveria është e vendosur që të mbylli njëherë e mirë deri vitin tjetër të gjitha kanalizimet e ujërave të zeza përgjatë bregut. Po bën negociata me palën gjermane për ta financuar këtë projekt, ku me shpresë vitin tjetër mos ketë më derdhje të ujërave të zeza në plazhe. Të paktën njerëzit dhe fëmijët të lahen në ujëra të pastra”, u shpreh TareTare deklaroi se procesi për pastrimin e plazheve është shumë i gjatë dhe duhet të fillojë që nga shkollat dhe të rinjtë.“Është një proces i gjatë, duhet të fillojë nga shkollat, me brezin e ri. Proçes i cili nëse do të shikohet që ka një vullnet dhe një vazhdimësi të pastrimit, çdo ditë, cdo javë, atëherë njerëzit do të shikojnë terrenin dhe kur terreni është i pastër, do të fillojë ndërgjegjësimi”Sipas Auron Tares, situata e plazheve tona është dramatike dhe ka një mungesë të projekteve se çfarë do të bëhet me plazhet.“Situata e plazheve tona është dramatike. Ka një mungese totale të një projekti se çfarë do të bëhët me këto plazhe. Në të gjithë lumenjtë e Shqipërisë hidhen mbeturina dhe ka mungese landfillesh. Kjo situatë duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë” u shpreh Auron Tare.