Qeveria shqiptare i përgjigjet thirrjes së NATO-s për të ndihmuar Bosnjen pas përmbytjeve

Qeveria Shqiptare i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së bërë nga vendet anëtare të NATO-s, për t'i ardhur në ndihmë Bosnje - Hercegovinës pas përmbytjeve masive, si pasojë e reshjeve të shiut.5 grupe Operacionale me 18 efektivë të repartit të forcave të ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër janë nisur të shtunë drejt Bosnjes, në një mision shpëtimi. Ata janë përcjellë nga prefekti i Shkodres, Paulin Radovani, komandanti i FNSH dhe drejtori i emergjencave civile të Shkodrës .Për këtë operacion pala shqiptare ka vënë në dispozicion 3 kamionë, 2 furgonë, 5 varka, 5 motorbarka dhe 5 motora.Reshjet e ditëve të fundit kanë përmbytur dhjetëra qytete e fshatra në Bosnje e Serbinë Qendrore, ndërsa zyrtarët boshnjakë njoftojnë për të paktën 14 viktima.Si pasojë e reshjeve niveli i ujit ka arritur dy deri në tri metra mbi tokë. Ndërkohë policia, ushtria, zjarrfikësit dhe vullnetarët, po ndihmojnë në shpëtimin e njerëzve , ku pjesa dërrmuese e tyre po qëndrojnë në kulmet e shtëpive, ndërsa dhjetëra mijëra banorë janë shpërngulur në zona më të sigurta.