Arsimi i lartë, Profesoreshë Shehri: Ta hedhim poshtë "on block"
Tirane- Kur diskutimet për reformën e Arsimit të Lartë vijojnë në nivel fakultetesh në vend, departamenti i letërsisë në fakultetin e Histori e Filologjisë, ka vendosur të hedhë poshtë të gjithë draftin.Nga Departameni i Letërsisë në këtë Fakultet Prof Dr Dhurata Shehri tha se sipas draftit synohet të ketë deri në 10 fishim të taksës vjetore të studentëve, gjë që për një pjesë të madhe të tyre është e pamundur, por përvec kësaj edhe mënyrën se si konceptohet statusi i pedagogëve dhe i financimit të universiteteve.“Si departament dhe si për Fakultetin, mëerritëm në përfundimin se ky draft është një draft i cili duhet hedhur poshtë. Studentëve do tu rrisin tarifat deri në dhjetëfish në dhjetë vitet e ardhshme. Pedagogëve do i ulet mundësia për kërkim shkencor, pavarësisht se pohon të kundërtën, pasi do t’i uli mundësitë financiare për kërkim shkencor. Sidomos në ato degë ,në të cilat praktikisht kërkimi shkencor është i lidhur me elemente jofitimprurëse.”Znj. Shehri tha se drafti i Arsimit të Lartë lë të kuptohet që shteti ka falimentuar për të mbajtur barrën e finacimit të universiteve publike siç është deri më tani, duke synuar që ky financim të bëhet nga taksa e studentëve dhe nga biznesi.Përgjegjësja e Departamentit të Letërisë thotë se drafti gjithashtu asgjëson disa nga parimet ekzistuese të këtij universiteti. Përshembull rekutumet dhe emërimet për personelin akademik në universitete nuk do të bëhet me konkurs siç është deri më sot por nga një komison "adhoc" që përbëhet kryesisht nga të deleguar jashtë departamentit.