Skema e mashtrimit e Albtelecom: Paguaj për 13 muaj dhe merr 12 muaj internet

Një skemë mashtrimi e kompanisë Albtelecom ndaj abonentit Roland Përmeti është denoncuar mbrëmë në emisionin “Alarm” në Ora News. Denoncuesi nëpërmjet kontratës së telefonit fiks, ka lidhur një ofertë interneti me Albtelecom për 12 muaj, por realisht ai ka paguar 13 muaj.Pagesa ka filluar në maj të 2012 dhe, sipas denoncuesit nga 3500 lekë që ka qenë oferta ai ka paguar 74896 lekë . Pra Roland Përmetit në muajin e parë të kontratës i është mbajtur dyfishi, pra një muaj parapagim, që më vonë nuk i është kthyer. Më pas në të gjitha muajt e tjerë ai ka paguar nga 3500 lekë. Në fund të vitit, sipas kontratës, që i takon maji i vitit 2013 diferenca e 74896 Përmetit nuk i është kthyer nga kompania Albtelecom.Në maj të vitit 2013 denoncuesit Roland Përmeti i është bërë përsëri një ofertë nga Albtelecom për një kontratë një vjeçare, meqënëse ishte pensionist. Oferta ishte kjo: 6 muaj me 1200 lekë dhe 6 muaj me 2400 lekë. Por edhe në këtë rast përsëri abonentit i është mbajtur një muaj parapagim, që më von nuk i është kthyer. Në librezën e pagesave që denoncuesi tregon rezulton që 7 muaj ka paguar nga 2400 lekë dhe 5 muaj 1200 lekë. Pra diferenca është 1200 lekë që duhet t’i kthenin Roland Përmetit.Nëpërmjet denoncuesit dhe mikrofonit të “Alarm” janë kontaktuar operatorët e Albtelecom, por nuk është marrë një saqrim i saktë. Madje abonenti ka kërkuar që të shkëpusë kontratën e vitit 2013, por operatorja i ka thanë që duhet të presë ditën e fundit të muajit maj për të shkëputur kontratën. Duke i thënë që “parapagimi do të të kthehet me shërbim sepse lektë nuk t’i kthen njeri, dhe ky është kushti i kontratës”.Gazetarja e “Alarm” shkoi në kompaninë Albtelecom  për të marrë një shpjegim në mënyrë që t'i vinte në ndihmë denoncuesit. Ata kanë kërkuar që të jetë i pranishëm vetëm abonenti dhe se nuk japim përgjigje për njeri tjetër.