Avioni në Divjakë, OSBE: Ngjarja të zbardhet nga organet kompetente

Zëvendës ambasadori i OSBE, Robert Wilton është shprehur se të vërtetën e ngjarjes në Divjakë duhet ta zbardhë policia dhe organet kompetente. Në një aktivitet të organizuar ditën e sotme ai deklaron se kjo nuk është një çështje për thashetheme dhe as për lojra politike.“Nuk po bëj vërejtje në këtë pikë është një punë për policinë e shtetit të hulumtojë dhe më duket se ata po vazhdojnë të hulumtojnë në një mënyrë të mbarë. Duhet të jetë vetëm një punë për organet e sigurisë së shtetit, nuk është një punë për thashetheme, as për lojrat politike, pra duhet të jetë një punë vetëm për hulumtim të rëndomtë kriminal ndaj policisë”Trafiku i drogës është shndërruar në një debat të ashpër politik mes mazhorancës dhe opozitës që prej 10 Majit, ditën kur u rrëzua avioni në Divjakë, i cili dyshohet se do të transportonte 460 kiligramë drogë në drejtim të Italisë.. Opozita akuzon qeverine se eshte e implikuar ne trafikun e droges, ndaj kerkon largimin e saj. Kurse qeveria hedh poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se janë të pavërteta dhe se nuk ka asnjë provë që implikon qeverinë.