Turqi, ndërpriten operacionet e kërkimit në minierën e Somas, 301 të vdekur
Somas- Turqia ka shpallur ndalimin e operacionit të kërkimit pas gjetjes së dy trupave të tjerë, duke çuar bilancin në 301 të vdekur.Tragjedia e minierës Soma ka ndodhur nga shpërthimi i një zjarri të fuqishëm në perëndim të Turqisë, mëngjesin e 14 Majit.Ndërsa vendi ndodhet në ditën e tretë të zisë kombëtare, autoritetet kanë vazhduar punën për gjetjen e shkaqeve të tragjedisë më të rëndë që pas vitit 1992.Ndërkohë në Ankara vazhdojnë protestat dhe përleshjet me policinë .Këtë herë ato kanë nisur pas konferencës për shtyp të përfaqësuesve të kompanisë, e cila mohoi përgjegjësinë nga ana e saj.Sipas tyre, shkak i shëmbjes së minierës ka qenë rritja e temperaturës në të. Ministri i Energjitikës, Taner Yildiz, në fjalën e tij ka theksuar se “cilido që neglizhoi për sigurinë e minierës do të ndëshkohet”.Familjarët e minatorëvë të pikëlluar, kanë shprehur zemëratën e tyre ndaj Kryemistrit Rexhep Taip Erdogan, duke e cilësuar të pandjeshëm. Në minierën Soma,ndodheshin 787 minatorë dhe shpresat për të gjetur të mbijetuar tashmë janë shuar.ek/ ora news online/