A po bëhen partitë tona politike firma biznesi?
Një lajm i (pa)zakonshëm i politikës shqiptare ishte ai i kalimit të tre kryetarëve të komunave nga PD tek PS në Korcë. Bashkë me ta u bashkua edhe një këshilltar tjetër, dhe kështu, një vit përpara mbarimit të mandatit, raportet e qarkut Korcë ndryshuan, bashkë me të edhe kryetari i Qarkut! Unë e njoh kryetaren e re, e vlerësoj dhe mendoj se i bën nder përfaqësimit qytetar të Korcës, por emri nuk ka lidhje me cështjen thelbësore: cfarë ndodh me politikanët që trafikojnë mandatet duke kaluar ylberin politik, nga e djathta tek e majta, ose anasjelltas? A perfaqesojne ata elektoratin, sovranitetin qytetar te zgjedhur me zgjedhje, programin elektoral apo funksionojne thjesht e vetem si biznes politik?Mund të ndodhë që për arsye parimore, ideologjike dhe pragmatiste një i djathtë/i majtë të kalojë brenda spektrit politik respektiv, por kalimi nga ekstremi në ekstrem nuk ka lidhje me parimet, ideologjinë dhe as pragmatizmin! Ka lidhje me trafikun e mandateve dhe votave, me sistemin korruptiv piramidal mbi të cilin është ngritur dhe funksionon politika shqiptare, ka lidhje me gjithcka kjo politikë përfaqëson: interesat personale, humbjen e moralit, mungesën e identitetit dhe ideologjisë, me traditën tonë mëse shekullore të rendjes pas pushtetit dhe kështu, - me standardin tonë minimal ndaj vlerave të demokracisë, përfaqësimit, sovranitetit qytetar dhe përgjegjësisë qytetare!Korca bën një rast studimor për të gjithë. Cfarë e shtyn PS-në të pranojë në rradhët e saj tre kryetarë komunash të demokratëve? Cili është cmimi që paguan? A janë pyetur anëtarët dhe votuesit e saj, që kanë lobuar dhe votuar kundër tyre më 2011? Vendimi u mor në struktura apo ishte personal, i centralizuar? A është PS parti e së majtës apo parti e atyre që duan të jenë pushtet?Nga ana tjetër, cfarë e shtyn PD-në të promovojë kryetarë dhe drejtues figura politike pa identitet politik, të gatshëm për merkaton e radhës? Alibia se u shitën nuk vlen, sepse dicka që blihet është njëherësh dicka që shitet. Mbi cfarë baze u zgjodhën ata, mbi cfarë baze u promovuan si më të mirët, mbi cfarë baze sot denoncohen si mercenarë, mbi cfarë baze vetë kjo parti trafikoi deputetë nga e majta në maj 2013, dhe cfarë përgjegjësie ndjen lidershipi i saj qëndror dhe ai në Korcë për fenomene të tilla? A ka mbledhje strukturash, a ka debat, a ka përgjegjësi, a ka votim, a ka reflektim? A është PD parti e djathtë apo oborr politik i të majtës?Ne fund te fundit, a po bëhen partitë tona politike firma biznesi, organizata oligarkësh që shpërfillimin të gjitha parimet e demokracisë dhe e ndërtojnë të ardhmen e tyre si tregjet e bursës, në varësi nga pushteti dhe paraja? Ky është problemi, për të cilin ende askush nuk flet, - këtu duhet kërkuar burimi i gjithckaje tjetër, përfshirë skandalet e Gërdecit apo Divjakës, armëve apo drogës!!
(Komenti u publikua nga Afrim Krasniqi ne rrjetin social facebook)