Tassotti minimizon shanset që Sneijder të veshë fanellën e Milanit

Zëvëndëstrajneri i Milan, Mauro Tassotti i ka bërë një analizë merkatos së Janarit duke mos harruar edhe Wesley Sneijder."Sneijder është një lojtar fantastik, por që del jashtë politikës së klubit tonë, duke qenë se ka një moshë pranë të 30-ve dhe mbi të gjitha fiton shumë. Prandaj, është e kotë që ju të vazhdoni ta afroni te Milan.Është krejtësisht e pamundur", është shprehur Tassotti duke minimizuar shanset që Sneijder të veshë fanellën e "Djallit" vitin e ardhshëm. Por në futboll qëndron thënia: kurrë mos thuaj kurrë.