Nishani pret të rinjtë nga Kosova, i dhurojnë nje tablo për nder të 100 vjetorit
Presidenti Nishani priti përfaqësues të Organizatës Rinore nga Kosova "Së bashku drejt Europës" dhe grupin e lidërve të rinj. Organizata rinore nga Kosova i dhuroi Presidentit Nishani tablo me tematike patriotike në nder të 100 vjetorit të pavarsisë.Në këtë tablo kompozicionale me tematikë patriotike, shpërfaqeshin bashkërisht figura të shquara të kombit shqiptar ndër shekuj, që kanë dhënë kontribut për lirinë dhe mëvetësinë e vendit.Gjatë ceremonisë së rastit, Presidenti Nishani duke shprehur mirënjohjen e tij për këtë dhuratë simbolike u shpreh se 100-vjetori i Pavarësisë është një moment dhe një mundësi për të kujtuar të gjitha ata që kanë kontribuar në 100 vite përpjekjesh e sakrificash, pasi shqiptarët, kudo ku kanë qenë e kanë jetuar i kanë shërbyer çështjes kombëtare, lirisë, ekzistencës së tyre dhe ruajtjes së dinjitetit të kombit shqiptar. Kryetari i Shtetit shqiptar i inkurajoi të rinjtë për punët e tyre.