Provimi i shtetit për mësuesit,Tafaj: Rezultati ndikon në punësim

Asnjë mësues nuk mund të marrë liçencën e nuk mund të punojë si mësmidhënës pa marrë provimin e shtetit.Ky është viti i parë që ata që kanë përfunduar mësuesinë do ti nënshtrohen këtij testi, test ky që përmban 50 pyetje sipas niveleve.Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka uruar të diplomuarit për mësuesi, ndërsa u shpreh se një provim i shtetit i sukseshëm do të ndihmojë në punësimin e kësaj gjenerate.Ata që e ushtrojnë profesionin e mësuesit që prej një viti nuk e kanë të detyrueshëm këtë provim sepse llogaritet që tashmë janë të aftë dhe kanë eksperiecnën e nevojshme të mësimdhënies.Provimit të shtetit i janë nënshtruar 200 mësuesit të cilët kanë përfunduar praktikën profesionale në shkolla.