Situata e kriminalitetit, opozita kërkon ministrin Noka në Komision
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 16:24
Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e sigurisë kerkojnë që 4 Ministrat kryesorë të kabinetit Berisha të raportojnë në këtë Komision.Deputët Gazmir Bizhga,Ilir Gjoni dhe Pirro Lutoj kërkuan që ministri i Brendshëm të raportojë për situatën e kriminalitetit,i jashtëm mbi deklarat nacionaliste,i ekonomisë mbi privatizimin e Albpetrolit dhe ai Mbrojtjes për atë çka po ndodh në këtë dikaster.Ndërkohë që më parë Komisioni ka votuar me unanimitet për ndryshimin e një memorandum bashkëpunimi me NATO-n.