Qeveria "ok" marrëveshjes me Britaninë e Madhe-Irlandë e Veriut për transferimin e të burgosurve
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për miratimin në parim të marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së madhe e Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar.", i propozuar nga Ministri i Drejtësisë.Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i kushteve dhe rregullave për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet kontraktuese, në funksion të lehtësimit të ri-integrimit social të shtetasve të njërit shtet kontraktues që vuajnë dënimin në shtetin tjetër.Në marrëveshje janë parashikuar në mënyrë të hollësishme procedurat që ndiqen nga të dyja shtetet kontraktuese, për transferimin e personave të dënuar, vazhdimi i zbatimit të dënimit, si dhe të drejtat dhe trajtimi i personave të dënuar.Në marrëveshje janë parashikuar edhe garancitë që gëzon personi i dënuar që transferohet në shtetin marrës dhe konkretisht ai nuk mund të jetë subjekt i procedimit, ndalimit apo dënimit për vepra penale të kryera pra transferimit të tij apo ti kufizohet liria për ndonjë arsye tjetër.Marrëveshja është parashikuar që të zbatohet edhe për dënimet e dhëna para hyrjes në fuqi të saj.Marrëveshja lidhet për një afat kohor të papërcaktuar dhe secila palë ka të drejtë të denoncojë atë në çdo kohë, denoncimi do të hyjë në fuqi me mbarimin e një periudhe gjashtë mujore pas datës së marrjes së njoftimit.Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin "Për fondin e ekselencës për mbështetje financiare të studentëve e shkencëtarëve të rinj, të shkëlqyer". Vendimi propozon që me fondin e ekselencës të mbështeten studentët që fitojnë të drejtën e studimit/master/doktoraturë në një nga universitetet më të mira të botës, sipas renditjes botërore të universiteteve të vitit të fundit. Vendimi parashikon zgjerimin e listës së universiteteve, sipas fushave të studimit në shkencat shoqërore apo shkencat natyrore, në bazë të renkimit të tyre botëror.Duke prezantuar këtë vendim, Kryeministri Berisha tha se qeveria do të mbështesë studentë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët fitojnë të drejtën e studimit në një nga 10 universitetet më të mira të botës. "Kjo ofertë të jetë për të gjithë studentët shqiptarë. Nuk mund të bëjmë dallim. I takon Shqipërisë të krijojë mundësi më të gjera."Vendimi përcakton se studentët dhe doktorantët që do të formohen në universitetet më të mira të botës do të japin kontributin e tyre për 3 vjet në Shqipëri, në sektorin publik ose privat.Kryeministri tha se Shqipëria ka personalitete të shquara, të cilët i bëjnë shumë nder jo vetëm kombit shqiptar, por edhe kombeve ku ata jetojnë e punojnë, ndërsa nënvizoi se duhet të bëhet gjithçka që lidhjet e tyre me Shqipërinë e shqiptarët të jenë lidhje sa më prezente.