Aksident në Laç-Mamurras, humb jetën drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 15:41
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Laç. Ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, pranë fshatit Zhejë ku një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit.Burime nga forcat e policisë, të mbërritura në vendgjarje bëjnë me dije se viktima është shtetasi Ardian Kaçori, 30 vjeç, i cili ka ndërruar jetë pas përfundimit në kanal sëbashku me automjetin e tij, duke mos mundur tu mbijetojë plagëve të marra.Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa konfirmojnë paraprakisht se shkak i aksidentit tragjik dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.