Disbalanca gjinore, task forcë për klinikat e fshehura

Ky ishte viti i meshkujve, kjo jo vetëm në vendimarrje por edhe në lindshmëri. Raportet janë përmbysur çuditshëm dhe tashmë kemi 111.7 meshkuj për 100 ferma.Autoritetet shëndetësore thonë se kjo ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të aborteve që në momentin kur shihet në eko gjinia e fetusit.Nëse është vajzë, shkohet në abort, nëse është djalë shihet si gëzimi i familjes. Arjan Gjonca, hartuesi i raportit thotë se në popullatë pritet të ketë tkurrje të martesave dhe një rritje masive të emigrimit.Ministria e Shëndetësisë është treguar e ndjeshme ndaj fenomenit të aborteve për shkak të gjinisë së fetusit, sepse shumica e tyre kryhet në klinika private apo të fshehta.Drejtori i politikave, Pëllumb Pipero, paralajmëroi ngritjen e një taskforce në 2013 për të frenuar abortet në këto klinika të palicensuara.Ligji i aborteve përcakton moshën në të cilën mund të ndërpritet shtatzania dhe kjo është jo më shumë se 12 javësh nga ngjizja.Grupi i kontrollit, ndoshta nuk do të përmirësojë disbalancën gjinore, por synon të zhdukë mentalitetin e popullatës ose djalë ose abort.