Gjirokastër, kapen 50 kg marijuanë, arrestohet transportuesi
Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 50 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të një operacioni anti-drogë është arrestuar 17-vjeçari me inicialet S. Rizvo, lindur në Fier e banues në Gjirokastër si dhe janë shpallur në kërkim transportuesi i dytë , blerësi i lëndës narkotike si dhe dy shtetas nga Lazarati që hapën zjarr në drejtim të policisë.Sipas policisë, në orën 23:00 është marrë informacioni se dy të rinj po transportonin me krahë dy çanta të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike dhe po lëviznin nëpërmjet kodrave përballë fshatit Lazarat në drejtim të qytetit Gjirokastër.Rreth orës 23.30 të mbrëmjes , dy të rinjtë kanë zbritur nga kodrat përballë Lazaratit dhe janë afruar në drejtim të lagjes Zinxhira të qytetit Gjirokastër ku në kodrën përballë lagjes së Romëve, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë ndërhyrë duke kapur dhe arrestuar në flagrancë një prej transportuesve të lëndës narkotike.Në momentin e ndërhyrjes nga ana e policisë për të ndaluar dy shtetasit që transportonin lëndën narkotike , nga kodra tjetër përballë fshatit Lazarat nga pronarët e lëndës narkotike është hapur zjarr në drejtim të policisë.Specialistët e Sektorit Kundër Narkorikëve kanë marrë masa për sigurimin e jetës së tyre dhe të shtetasit të arresatuar dhe janë kundërpërgjigjur me zjarr në drejtim të tyre , ku nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati të lënduar. Të shtënat e armëve nga ana e pronarëve të lëndës narkotike të dy shtetasëve nga fshati Lazarat kanë vijuar përreth 20 minuta dhe duke përfituar nga kjo transportuesi i dytë i drogës me inicialet M.R, 17 vjeç , po nga Gjirokastra , është larguar me vrap duke përfituar edhe nga terreni i thyer dhe errësira.Sipas policisë dy adoleshentët po e transportonin lëndën narkotike nga Lazarati për në drejtim të qytetit Gjirokastër ku do ta merrte një shtetas nga Fieri.Policia ka arritur të identifikojë edhe blerësin e lëndës narkotike si dhe dy shtetasit të cilët hapën zjarr në drejtim të policisë dhe janë edhe pronarët e lëndës narkotike por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre.Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se në dy çantat ndodheshin gjithësej 23 pako , të mbështjella me letër natriban transparent dhe me ngjyrë , ku pesha e tyre varionte nga 2.1 deri në 2.5 kg një pako, gjithësej rreth 50 kilogramë mariuanë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale .