Rama: Berisha, propagandë në shkolla

Ndërsa ka shpërndarë bursa studimi falas për të rinj e FRESSH, kreu i opozitës Edi Rama premtoi dhënien fund të politizimit të arsimit me ardhjen e socialistëve në pushtet.Duke kritikuar gjendjen në të cilën është arsimi shqiptar për shkak të keqmenaxhimit të qeverisë, Rama tha se socialistët do ti japin fund akreditimit të Universiteteve përmes lidhjeve korruptive dhe shkarkimit të mësuesve nga puna për shkak të bindjeve të tyre politike.“Ne do t`i japim fund çdo forme politizimi të shkollës, do të vrasim frikën e çdo mësuesi për bukën e gojës dhe do ti japim atij dinjitetin si një figurë e ndarë nga politika dhe një pikë refermi për çdo nxënës dhe student .Ne do të bëjmë të mundur që arsimi shqiptar ta fusim në binarët e integrimit europian, të sigurojmë që çdo investim i çdo familje shqiptare për fëmijët është një investim i garatuar përmes një sistemi transparent të akreditrimit të çdo shkolle. Do të krijojmë një agjensi ndërkombëtare akredimi dhe çdo universitet do të akreditohet në mënyrë të pavarur dhe jo në rrugën e interesave klienteliste të pushtetit”-tha ai.Kryesocialisti Rama përsëriti dhe njherë akuzat ndaj kryeministrit Berisha, që sipas tij po shkel ligjin për arsimin duke bërë propagandë në shkolla.“Kryeministri shkel ligjin për arsimin duke bërë propagandë dhe nga ana tjetër nuk lejon përfaqësuesit e opozitës të kapërcejnë oborret për të folur me nxënësit apo studentët”.Gjithashtu kreu i opozitës i është referuar edhe grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë, duke theksuar se kjo shtresë ndihet e tradhëtuar prej 22 vjetësh.