Elbasan, arrestohet i kërkuari për vrasje

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një 30-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 30-vjeçari Eduard Pepa nga fshati Dragot i komunës Kajan pasi akuzohet se 9 vjet më parë ka vrarë shtetasin Bilbil Hida.Ngjarja ka ndodhur në 23 nëntor të vitit 2003 në Annavisso të Greqisë ku Pepa ka qëlluar për vdekje Bilbil Hidën dhe për këtë krim ai ishte dënuar me 10 vjet burg e 14 ditë burg në shtetin helen.