Konferenca e16-të e A5, deklaratë të përbashkët për bashkëpunim
Është mbajtur konferenca e 16-të e Kartës së Adriatikut në nivelin e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vëndeve anëtare të kësaj inciative rajonale, me qëllimin e riafirmimit të përpjekjeve të përbashkëta te vendeve te A5 për bashkëpunim dhe integrim ne strukturat euro-atlantike të sigurisë.Në fjalën e tij përshëndetëse zv. ministri i Mbrojtjes, Arian Starova tha se takime si ky i sotmi, janë një mundësi për të diskutuar dhe hulumtuar rreth mundësive për bashkërendimin e politikave tona të mbrojtjes, në mënyrë që aftësitë tona ushtarake të jenë të arritshme me më pak burime njerëzore e financiare, si dhe të jenë në përputhje me standardet e NATO-s.Në fund të takimit të 16-të të Kartës së Adriatikut është miratuar dhe nënshkruar edhe një Deklaratë e Përbashkët në lidhje me thellimin dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit në të ardhmen dhe forcimin e bashkëpunimit brenda formatit A5.Në këtë Konferencë morën pjesë: shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA të Republikës së Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë,Malit të Zi, të Bosnje-Hercegovinës, zv.komandanti i Komandës Amerikane në Europë etj.