Aksident në Korçë, autoboti përplas për vdekje kalimtarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2012, 11:36
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është regjistruar pranë fshatit Petrushë, në aksin Korçë-Pogradec, ku një autobot ka përplasur për vdekje një këmbësor.Mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa nuk dihet ende edhe identiteti i viktimës. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.