21 janari, s`paraqiten në gjykatë Tom Doshi e Pjerin Ndreu
Tom Doshi dhe Pjerin Ndreu nuk paraqiten në gjyqin e 21 janarit, ku ishin thirrur si dëshmitarë për të sqaruar pozicionin e tyre gjatë demostratës,ku humbën jetën 4 persona. Gjykata vendosi që të persëritet dhe një herë thirrja për këta persona, pasi për Tom Doshin ajo është bërë vetëm në telefon.Ndërsa për Zabit Dedën,vëllain e Hekuran Dedës, i cili humbi jetën në demonstrate do të kërkohet shoqërimi nga forcat e policisë në gjykatë. Në këtë seancë dëshmuan edhe dy gardistë Asim Bruçi dhe Andi Ruçi. Ata u shprehen se atë ditë kanë zbatuar ligjin, pasi protestuesit u futën brenda perimetrit të Kryeministrisë.Ndërsa në fund të seancës, avokati i mbrojtjes Genc Gjokutaj, tha se Doshi dhe Ndreu duhet të sillen në sallë me detyrim, pasi ata kanë qënë të lajmëruar. Ndërkohë seanca e rradhës u la për në datën 12 tetor.