Bregu-opozitës: Të miratojmë deri në 20 nëntor 3 ligjet
Ministrja e integrimit Majlinda Bregu i ka bërë thirrje opozitës të miratojë ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për integrimin e vendit.Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, ministrja Bregu ka theksuar se duhet të përmbushen deri në 20 nëntor 3 kriteret e kërkuara nga KE-ja për integrimin e vendit.“Duhet të miratohen tre kriteret e kërkuara nga Komisioni Europian ku një është ligji për Gjykatën e Lartë, për nënpunësit civil dhe reformën parlamentare. Një detyrim është edhe Gjykata e Lartë që s`ka arsye të mos e votoni, një ligj që është certifikuar si nga më të mirët dhe të keni mundësi ta zgjidhni dilemën sot nëse duhet të votoni për të mbyllur këto reforma apo doni ta bllokoni për herë të tretë statusin. Shpresoj që ne të gëzojmë në 13 dhjetor. Ky është muaj vendimtar dhe përkon me detyrimet madhore që në dhjetor dhe ju të mos ndiheni të turpëruar por të keni një argument më shumë kur të filloni fushatën e 2013-ës” tha Bregu.vijon..