Seminar rajonal për integrimin

Në një kohë kur politika gjen gjithnjë e më pak të përbashkëta në qëndrimet mes palëve, vetë partitë sygjerojnë më shumë kontribut të shoqërisë civile në procesin e integrimit.Këshilli Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë ka zgjedhur një debat interesant për të diskutuar pikërisht rrugët sesi mund të realizohet kjo.Paksa më kritik deputeti i pavarur Kastriot Islami tha se shoqëria civile të mos tolerojë hedhjen e fajit sa nga njëri kamp në tjetrin.Të ftuarit u shprehën se për shqiptarët është prioritet integrimi europian dhe jo nacionalizmat politike që bien ndesh me integrimin rajonal të vendit për në BE.