Pogradec, vritet dhe hidhet në një kanal 38-vjeçari, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 14:25
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Pogradec.Një 38-vjeçar është vrarë dhe më pas është hedhur në një kanal për të humbur gjurmët.Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Çërravë të Pogradecit ku 38-vjeçari Erjon Ibi është është qëlluar me mjete të forta nga një 19-vjeçar i cili më pas e ka hedhur trupin në një kanal.Sipas policisë 38-vjeçari është vrarë përpara dy ditësh por vetëm sot është bërë e mundur gjetja e trupit të tij. Policia ka arrestuar edhe autorin e vrasjes së 38-vjeçarit i i cili është 19-vjeçari Xhensil Lipo.Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.