Tiranë, gjendet i pajetë një person te parku “Rinia”

Një person rreth të 50-ave, i seksit mashkull është gjetur i vdekur mesditën e sotme në kryeqytet.Viktima ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë pranë parkut “Rinia” në Tiranë në rrethana ende të panjohura.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pasi kanë bërë kqyrjen e viktimës dhe më pas e kanë dërguar trupin e pajetë në morg ku do t`i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.