Dajti fiton gjyqin ndaj gjyqtarit, tërheq padinë Gurali Brahimllari
Dritan Dajti fiton gjyqin ndaj gjyqtarit Gurali Brahimllari. Në një lëvizje surprizë Brahimllari tërheq padinë ndaj Dajtit, në të cilën ai e akuzonte për fyerje. Gjyqtari, Petrit Como, vendosi pushimin e cështjes pasi gjyqtari me një letër të cilën e kishte dorëzuar në sekretari kërkonte tërheqjen e padisë. Në fillim të seancës për ketë nisëm të gjyqtarit Brahimllari ishte kundër edhe Prokuroria, pasi tërheqja e padisë nuk është bërë konform ligjeve, ligje të cilat detyronin padistësin të ishte personalisht në sallë ose të dergonte përfaqsuesin e tij.Sipas Prokurorit nuk vërtetohet dot se personi që ka firmosur në letër është Gurali Brahimllari.Të njëtën kërkesë kishte edhe pala mbrojtëse, ku vetë i padituri Dajti tha se nuk heq dorë nga gjykimi. Ai u shpreh kundër formës së tërheqjes së padisë dhe kerkoi që paditësi te jetë në sallë dhe nuk mund të vërtetohet, tha Dajti, se personi që ka dorëzuar letrën është paditësi.Por gjyqtari i cështjes, Petrit Como, tha se kjo është lehtësisht e provueshme që personi qe ka dorëzuar letrën është Gurali Brahimllari dhe për këtë arsye ai pushoi cështjen. Me këtë vendim gjykata bllokoi mundësinë e Dajtit për të thirrur dëshmitarë gjyqtarët dhë prokurorët e cështjes tjetër, ku Dajti gjykohet për vrasjen e 4 policëvë në vitin 2009.