Berisha në Shkodër: Statusi, lajm i mirë për shqiptarët
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se Shqipëria është e sigurtë në rrugën e integrimit europian.Deklarata e shefit të qeverisë është bërë gjatë inagurimit të shkollës 9-vjeçare “Lush Kola” në fshatin Barbullush në Shkodër.Ndërsa i është referuar raport progresit të publikuar dje nga Komisioni Europian, kryeministri Berisha theksoi se rekomandimi për dhënien e statusit për Shqipërinë është një lajm i mirë që Brukseli i dërgon të gjithë shqiptarëve.Gjatë fjalës së tij para nxënësve, ai ka përsëritur angazhimin e qeverisë që drejton për krijimin e të gjitha kushteve për arsimimin e denjë të fëmijëve duke theksuar se shkollimi i fëmijëve mbetet politika e tij kryesore.“Arsimi mbetet prioritet i qeverisë sime. Nuk ka politikë më të mirë se krijimi i kushteve për nxënësit” shtoi Berisha.