Statusi,Topalli: Gur i rëndësishëm, në rrugën integruese
Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit,Jozefina Topalli, Progres Raportin me rekomandimin për dhënien e Statusit të vendit kandidat.Kryetarja e Kuvendit falënderoi përzemërsisht Ambasadorin Sequi për dokumentin e rëndësishëm, dhe i përcolli konsideratat për Komisionin Evropian, dhe vendimin për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë.“Ky status është një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të cilin shqiptarët e çmojnë në të njëjtën lartësi me nënshkrimin e MSA në qershor të vitit 2006, me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje në vitin 2009 pas ratifikimit në 27 parlamentet e vendeve anëtare, me dorëzimin e kërkesës për anëtarësim nga Kryeministri i vendit, në Pragë në maj 2009, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO prill 2009, me heqjen e vizave në dhjetor 2010.Kjo ngjarje e shumëpritur, është kurorëzim i politikës këmbëngulëse dhe vullnetit tonë të palëkundur për të qenë sa më parë pjesë e familjes evropiane.Si Kryetare e Kuvendit pranoj me kënaqësi këtë dokument, pasi veç të tjerash ai çmon lart veprimtarinë e Kuvendit dhe përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për ta afruar këtë ditë nëpërmjet reformave legjislative dhe politike të standartit më të lartë.Rruga jone ka qenë plot pengesa e vështirësi. Bojkoti, bllokimi, refuzimi për bashkëpunim i janë kundërvënë këtij procesi dhe dokumenti nuk e fsheh këtë, sikurse me të njëjtën transparencë tregon se bashkëpunimi, pjesëmarrja në votim, angazhimi dhe kontributi në reforma e ndihmojnë procesin. Ky dokument çmon arritjet, përparimin e dukshëm dhe evidenton objektivat.Si Kryetare e Kuvendit shpreh besimin e patundur se ne do t`i dalim me sukses këtyre objektivave, pasi kemi vullnetin e palëkundur për t`i çuar përpara, ashtu sikurse bashkëpunimin rezultativ me strukturat e Bashkimit Evropian” tha Kryetarja e Kuvendit.