Svoboda: Të plotësohen 3 reformat e mbetura
Bashkëpunimi nuk është më një cështje që duhet të vihet në diskutim, të forcohet lufta kundër korrupsionit. Kështu ka deklaruar Hanes Svoboda, drejtuesi i grupit parlamentar të të majtëve në Parlamentin Europian, teksa ka folur për mediat shqiptare në lidhje me progres-raportin e KE për statusin kandidat . Sbovoda ka folur hapur se rreziku nuk ka kaluar, pasi sipas tij nëse nuk plotësohen 3 reformat e mbetura deri në dhjetor, humb shansi për përgjigje pozitive.“I kemi parë të dyja palët sesi luftojnë për të fituar terren politik. Por tashmë është e qartë se nëse palët politike e duan integrimin,duhet të bashkëpunojnë për realizimin e reformave të mbetura. Bashkëpunimi nuk është më një çeshtje që duhet të vihet në diskutim. Duhet të forcohet lufta kundër korrupsionit për të ecur para drejt integrimit. Nëse nuk plotësohen 3 reformat e mbetura deri në dhjetor, humb shansi për përgjigje pozitive” tha ai.Svoboda gjithashtu ka folur dhe për procesin e zgjedhjeve, ku ndonëse ka deklaruar se zgjedhjet e kaluara nuk shkuan shumë mirë, zgjedhjet e 2013-tës i ka vlerësuar esenciale për hapjen e negociatave.