Sequi publikon raportin: Zgjedhjet, kusht për negociatat
Shqipëria tashmë e ka statusin e kandidatit për në BE, por për celjen e negociatave duhet të realizojë zgjedhje me standarde europiane. Kryediplomati i BE, Ettore Sequi duke sqaruar në një konferencë për shtyp progres-raportin e plotë të KE për Shqipërinë ka qenë i drejpërdrejtë në pritshmëritë e Brukselit nga vendi ynë për t`iu afruar edhe më pranë familjes europiane.“Shqipëria duhet të përmirësojë sundimin e ligjit, në mënyrë që të nisë negociatat për anëtarësim. Zgjedhjet e vitit 2013, do të luajnë një rol vendimtar për integrimin e vendit”deklaroi Sequi.Duke theksuar se raporti është një bilac i zhvillimeve dhe ndalesave gjatë 11 muajve në vendin tonë, Sequi vlerësoi se ka pasur progres të madh në 12 prioritetet, ndërsa vlerësoi se kërkohet më tepër angazhim për të përmbyllur reformën në gjyqësor, atë parlamentare dhe ligjin për shërbimin civil.“Gjatë këtyre 11 muajve kemi vënë re përparime sidomos ato që kanë të bëjnë me marrëveshjen politike të nëntorit dhe dialog i përmirësuar politk që bënë të mundur miratimin e reformave kyçe.Shqipëria ka pasur progres të mirë për anëtarësimin dhe përmbushjen e prioriteteve kyçe, që janë funksionimi i parlamentit, zgjedhja e avokatit të popullit dhe reforma zgjedhore, ndërkohë që po ecën para përsa i përket prioriteteve që kanë të bëjnë me reformën në administratën publike dhe përmirësimin e trajtimit të të ndaluarve.Komisioni i rekomandon Këshillit t`i japë Shqipërisë statusin me t`u përmbushur disa reforma si ajo në gjyqësor, në administratën publike dhe rregulloren e parlamentit”-tha ai.Sequi theksoi nevojën për një angazhim më të madh edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që do të pasohet me një tjetër raport të KE lidhur me ecurinë në këtë drejtim.Ambasadori ftoi palët politike në Shqipëri për kompromis dhe bashkëpunim që deri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së në dhjetor Shqipëria të dëshmojë që ka bërë progres në këto reforma.Ambasadori Ettore Sequi, ka deklaruar se Komisioni Europian do të vijojë asistencën teknike dhe financiare për Shqipërinë. Ai theksoi se pavarësisht krizës ekonomike me të cilën po përballet Europa, ndihma nuk do të ndalet, pasi vetë Bashkimi Europian është i interesuar për Shqipërinë.