Vizat, Ambasada e SHBA: Procedurë e re aplikimi pas 21 dhjetorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2012, 11:53
Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar sot në lidhje me ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat jo-emigruese dhe vizat emigrueseNë një njoftim të publikuar në rrjetin social Facebook, ambasada amerikane ka theksuar se të dhënat për ndryshimin e procedurave do të publikohen në faqen zyrtare të Ambasadës të premten e ardhshme, më 21 dhjetor.Përfaqësuesit e Ambasadës u kërkojnë personave që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, në muajt Dhjetor 2012 dhe Janar 2013, të aplikojnë për vizë sa më shpejt që të jetë e mundur.