Turizmi, Berisha: Promovim më i madh i potencialeve të Shqipërisë

Duke folur në konferencën vjetore të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Kryeministri Berisha eshte shprehur i hapur ndaj kerkeses për heqjen e TVSH per industrine e Turizmit. Edhe pse nuk e ka garantuar heqjen e saj, numri një i qeverisë eshte shprehur i gatshem per te diskutuar rruget dhe lehtësirat më me interes për industrinë Turistike të cilat do të cojnë shqipërinë drejt rritjes ekonomike.“Në një hark kohor të shkurtër nga 2004 deri më sot ardhja turistike në Shqipëri ka njohur një nga rritjet më të mëdha që ndonjë vend ka njohur. Nga 3 mijë turistë që erdhën vitin e kalaur në Shqipëria, këtë vit erdhën 4 milionë turistë dhe vizitorë. Kjo rritje marramendëse ka pasur efekte jashtëzakonisht të rëndësishme në ekonominë e vendit. Është kjo rritje që shndërroi me shpejtësi të madhe turizimin nga një degë e parëndësishme në një ndër degët më kryesore të saj. Kjo rritje e madhe e fluksit turistik dhe në të dhëna të sigurta do njohë rrijte të reja lidhet para së gjithash me disa rrethana të veçanta dhe pozitive që Shqipëria iu ofron vizitorëve nga rajoni dhe mbarë bota. Është ekzemplare mikëpritja shqiptare që krijon te turistët një ndjenjë kënaqësie, sigurie dhe përcillet si një jehonë në të gjitha shkrimet që bëhen për turizimin” tha Berisha.Ndërsa për të huajt, shqetësimi i tyre në lidhje me turizmin në Shqipëri mbetet cështja e plehrave dhe privatizimeve.“Për të krijuar një turizëm të qëndrueshëm në të ardhmen duhen hequr të gjitha pengesat. Shqipëria duhet të eleminojë problemin e plehrave, ndërtimet pa kriter pranë pikave turistike dhe shmangien e privatizimeve të një sërë objekteve. Vetëm kështu turistët do të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet” tha zv. Ambasadori gjerman në Shqipëri, Eric Tindrup.Gjatë konferencës u diskutua për sfidat e turizmit në të ardhmen, duke ngritur nevojën e një bashkëpunimi më të madh dhe gjithëpërfshirës si edhe zhvillim të mëtejshëm të turizmit të sportit dimëror si kusht per arritjen e turizmit të qëndrueshëm.