Noka:Regjistri i gjendjes civile, transparent

Ministri i brendshëm Flamur Noka ka siguruar opozitën në komisionin e integrimit se regjistri i gjendjes civile është transparent dhe mund të merret në çdo kohë të dhënat për lëvizjen e popullsisë.Qëndrimi i ministrit Noka u bë i ditur pas shqetësimit të ngritur nga deputeti socialist Marko Bello për rritjen drastike të numrit të popullsisë në qarkun e Kukësit dhe uljen e këtij numri në qarkun e Beratit.Po ashtu duke iu referuar ligjt për shtetësinë, ministri Noka tha se ky proces do të kryhet në  bashkëpunim me opozitën.Ministri i brendshëm Flamur Noka ka raportuar para komisionit të integrimit sa i përket procesit të lëvizjes së lirë të shqiptarëve.Noka tha se ky proces mund të konsiderohet histori suksesi, ndërsa tha se kjo nuk ka kaluar pa probleme të vogla që lidhet me numrin e azilkërkuesve gjatë muajve maj qershor të këtij viti.Mbajtja nën kontroll e numërit të azilkërkuesve ëhstë vlerësuar edhe nga opozita ndërsa është kërkuar një strategji e qartë për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.