Tragjedia në SHBA, homazhe edhe në Tiranë

Tragjedia që ndodhi në një shkollë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaktoi dhimbje tek cdo prind vëlla e motër dhe për këdo në botë.Dhjetëra të rinj ndezën qirinj në nder të fëmijëve të vrarë. Drejtuesi i alternativës civile,Mentor Kikia u bëri thirrrje të gjitha autoriteteve kopetente shqiptare që të kujdesën për sigurinë e fëmijëve në shkolla.“Ky është një homazh njerëzor për jetën e atyre fëmijëve që u shuan në mënyrë të pafajshme. Edhe pse një popull tjetër dhe mijëra kilometra larg, ne bashkohemi me dhimbjen e familjave të tyre. Por kur kemi parë ato imazhe të asaj ngjarjeje të rëndë kemi pyetur veten: Po sikur e njëjta gjë të ndodhë në shkollat e fëmijëve tanë? Për këtë arsye i bëjmë apel policisë që të marrë masa, si dhe prindërve që të edukojnë fëmijët e tyre dhe t’i largojnë nga ambjentet e dhunshme”, deklaroi Mentor Kikia.Në ambjentet e Pallatit të Kulturës lëvizja civile bashkë me qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjë homazhi për jetën e tyre dhe dhimbjen e familjeve të tyre.