Elbasan, shpërthim tritoli në një dyqan hidrosanitaresh

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e lagjes pranë Urës së Zaranikës në Elbasan.Një sasi eksplozivi i është vendosur një dyqani hidrosanitaresh në këtë zonë por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në dyqanin në pronësi të shtetasit I.Dushku i cili e kishte dhënë me qera por momentalisht nuk ishte vënë në punë.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat po vijojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe për identifikimin e autorëve.Ndërkohë një automjet ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin Kishavec në Dibër.Mësohet se një sasi eksplozivi është vendosur poshtë një makine por fatmirësisht pa dëmë në njerëz ndërsa automjeti tip benz është shkatërruar plotësisht.Ndërkohë ende nuk ka asnjë të dhënë për autorin si dhe për poseduesin e këtij automjeti ndërsa policia po vijon hetimet.