Fier, zhvillohen 2 mbledhje paralele të qarkut
Pas humbjes së statusit të vendit kandidat në Bruksel, Fieri u duk sikur ra ne qetësi. Por në mënyrë krejt të papritur palët politike në këtë qark kanë ndezur sërisht debatet.Maxhoranca dhe opozita kanë organizuar në mënyrë paralele dy mbledhje qarku te drejtuara respektivisht nga dy kryetarët pretendues.Grupi i të majtëve në këshillin e qarkut megjithë mungesat e 3 këshilltarëve ka deklaruar se synon ti përcjellë një mesazh Berishës se nuk heq dorë nga Fieri.Pothuajse në të njëjtën kohë me socialistët, edhe të djathtët janë mbledhur nën drejtimin e Artur Shehut dhe me Bekimin e prefektit ku e vetmja mungesë për arsye shëndetësore ka qënë ajo e këshilltarit të Patozit pjesë e Frymës së Re Demokratike.Kryetari Shehu para 49 këshilltarëve ka prezantuar vendimin e gjykatës së Fierit për pushimin e çështjes kaq të debatuar.Këshilli i qarkut te Fierit ka gjithsej 96 antarë, ku një mazhorancë për të drejtuar mbledhjen duhet të ketë mbi 50 për qind të këshilltarëve, pra 48+1 që në këtë rast është arritur nga e djathta në mbledhjen e saj.Megjithatë pretendimet për numrat duket se do të jenë një betejë e hapur pasi secila palë pretendon kourumin e duhur.Rivaliteti mes dy aleancave për qarkun e Fierit ka nisur që në 21 shtatorin e kaluar ku pas disa betejave qarku i Fierit nxori dy kryetar dhe që secili pretendon se është legjitim.Megjithatë në dy mbledhjet e të martës nuk është zgjidhur asgjë përvçcse Fieri është kthyer sërisht si çështje e nxehtë debati në politikën shqiptare.