Kuvendi do të shqyrtojë rezolutën çame, Berisha nuk tregon qëndrimin e PD

Duke këmbëngulur se vendimi nuk vjen i ndikuar nga asnjë lloj presioni, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për herë të parë se rezoluta per zgjidhjen e çeshtjes çame e paraqitur nga aleati i tij PDIU, do të shyrtohet në Kuvend.Megjithatë, në bashkëbisedimin me gazetarët Kryeministri e mbajti të fshehtë votën e PD për rezolutën, por  kujtoi se forca e që ai drejton është nismëtare e një sërë lëvizjesh në dobi të çështjes çame.Zgjidhja mund të vijë e mbështetur në traktatin e miqësisë miratuar në 1995 mes Shqipërisë dhe Greqisë, tha Kryeministri, duke nënvizuar se vendi ynë nuk ka pretendime territoriale ndaj shtetit helen.Kryeministri Berisha i cilësoi si ripërsëritje të qendrimeve të mëparshme të tij deklaratat nacionaliste të lëshuara me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë  dhe refuzoi të komentojë deklaratat e  Ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër  Arvizu, i cili tha se retorikat nacionaliste minojnë stabilitetin në rajon.Për kreun e qeverisë, mungesa e energjisë ka vetëm një fajtor, keqmenaxhimin e situatës nga kompania CEZ.Kryeminsitri nuk nguroi të ndante ndjesitë pozitive për numrin e madh të miqve që i janë shtuar në faqen e tij ne Facebook, e më tej ironizoi kundërshtarin e tij politik, Edi Rama.Berisha tha se kishte besim tek puna e Adriatik llalës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Ai tha se ish prokurorja Ina Rama është larguar me vonesë nga detyra,  ndërsa shtoi se institucioni që ajo drejtonte ka pasur rrjedhje të informacionit.Kreu i PD tha se koalicioni  qeverisës mbetet solid, pavarësisht pakënaqësive të shprehura nga  LSI dhe PDIU ditët e fundit. Rezoluta për çështjen çame, Berisha: Jo me presion. S’kemi probleme territoriale me Greqinë “Çështjen came sëbashku me mikun tim të ndjerin Gramoz Pashko e kemi ngritur për herë të parë. Kjo cështje është ngritur në të gjitha takimet pa përjashtim, në qeveri apo opozitë nga kryetari i PD. Kjo cështje pas një sëri takimesh, ku Shqipëria ka bërë dhe bën të qartë se nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë, por në traktakin e miqësisë të nënshkruar mes dy shtetesh ka një klauzolë në të cilën cështjet e pronësisë në Greqi dhe të grekëve në Shqipëri do të zgjidhen në mbi bazën e procedurave juridiko-teknike. Për fat të keq kjo cështje mbeti vendnumëro, duhet të ngriheshin komisione, cështjet e pronësisë janë cështje të përjetshme nuk mund të mohoen. Problemi ska më zgjidhje në një periudhë të caktuar, pretendohej se ishin kolabrasionistë e cila u bë vetëm për spastrimin e tyre nga tokat e tyre. Traktati përbën një bazë të shkëlqyer, sa më shumë të zgjerohet dhe konsolidohet liria aq më e domosdoshme bëhet zgjidhja. Aleati im ka paraqitur një rezolutë edhe po të mos paraqitej nga Idrizi rezoluta do të shqyrtohej, Kuvendi do ta vlerësojë dhe shqyrtojë. Është mazhoranca e PD që ka kaluar një ligj në Parlament. Pa ndonjë formë presioni ne në Parlament shqyrtojmë cdo dokument të paraqitur” tha Berisha.Heqja e taksës së biznesit të vogël, Berisha: Premtimet e Ramës nonsensPremtimi i kryetarit të PS për heqjen e taksës së biznesit të vogël është premtimi i një politikani unik në Europë dhe në botë, ku thotë se borxhi do të mbahet nga Banka e shtetit dhe do llogaritet si prodhim i brenshëm bruto. Kushdo mund të binte për tokë së qeshuri kur dëgjon dicka të tillë. Dy ditë më parë thoshte se ne socilasitët do sjellim rritjen nëpërmjet punësimit, kjo është skema tipike e socializmit, e cila kaloi në të gjithë rrathët e varfërisë njerëzore. Ai ka një praktikë të tij që deklaron dicka të tillë, kur qeveria e Sali Berishës trefishoi buxhetin për Bashkinë e Tiranës, ai përcaktoi punësimin si objektiv të Bashkisë, punësoi të gjithë 99-shat ku ishin dhe ku sishin. Sot shqiptarët kanë rrugë të asfaltuara, ai rriti punësimin duke rrënuar qytetin. Nga kjo që ai thotë që Banka e shtetit ta llogarisë borxhin publik si përqindje të xhidipisë mund të presësh cdo lloj deklarate nonsens. Ai e shoqëron këtë me taksën progresive, ajo është taksa famëkeqe që e instaloi për herë të parë në Shqipëri daja i tij  në 1946. Biznesi ka patur dhe ka tek kjo qeveri mikun dhe mbështetësin më të fuqishëm, bizneset janë rritur mbi 2.5 herë.  Ka disa vështirësi të pabesueshme në matematikë, vazhdon të thotë ende ka 1 mln shqiptarë të papunë, bën pushim një muaj dhe i kthehet prapë. Por qeveria ia kompensoi me bojrat, e leu qytetin mirë e mirë, por sbëri gjë tjetër dhe iku.Deklaratat nacionaliste, Berisha: Ripërsëritje e qëndrimeve të miaMund të them që deklaratata e mia kanë qenë dhe janë në terësinë e tyre një përsëritje e qëndrimeve të mia. Në rast se kthehesh në festimet që i kemi bërë lidhjes së Prizrenit 3 vjet me parë do gjesh të njëjtën deklaratë. Në rast se shkon në verën e vitit 1992 do të gjesh të shkruar në dekret, absolutisht qëndrimin e sotëm mbi shtetësinë. Lexoni dekretin e 17 korrikut të vitit 1992, i cili thotë që shtetësia shqitparë do u njihet të gjithë shqiptarëve. Ky qëndrim ka qenë ligjor i vetmi standard ligjor për 6 vite me radhë. 1992-1998, ky ka qenë standardi i Republikës së Shqipërisë. Këtu nuk ka asgjë të re përvec zhurmës mediatike, përkundrazi, disa rrethana të reja më të favorshme, sepse sot shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, në Preshevë, të gjithë këta kanë lëvizur para shqiptarëve në Shqipëri, të lirë në mbarë Evropën pa viza.Dhënia e shtetësisë, Berisha: Projekti, pasi të arrihet marrëveshje me qeverinë e KosovësProblemi me Kosovën ka të bëjë me konsolidimin e pavarësisë. Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti, pasi është me negociata për vizat, në negocita me Beogradin për një sërë problemesh, në këtë mënyrë për qytetarët e Kosovës nuk mund të realizohet ky projekt pa një marrëveshje me qeverinë e Kosovës. Kryeprokurori i ri, Berisha: Kam besim tel Llalla, ne do e mbështesim institucionalishtKam besimin më të madh se Prokuroria e Përgjithshme dhe institucioni i Prokurorisë ka vajza dhe djem të ndershëm dhe të përkushtuar për të bërë ligjin, sikundër ka patur dhe ka tregtarë dosjesh të cilat kanë kryer krimin e shëmtuar të rrënimit të hetimeve. Cdo shitje dosjesh është rrënim hetimit. Për fat ë keq rrjedhja është problem i përbotshëm, por intensiteti është i rëndë për hetimin.vijon..........