Tiranë, arrestohet i shumëkërkuari Herigert Citagu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2012, 23:02
Bie në prangat e policisë së kryeqytetit i shumëkerkuari për tre vepra kriminale në Tiranë dhe Durrës, shtetasi Herigert Citagu.Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se gjatë arrestimit në flagrancë iu sekuestrua dhe një armë zjarri e mbushur me fishekë, ndërsa ishte i shoqëruar nga djali i Nehat Kullës.Citagu dyshohet për vrasje ndaj më shumë se dy personave, kanosje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.