Meta: Statusi sukses historik, të shmangen vonesat
Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur raportin e KE, që i rekomandon KiE dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.Në një dalje për mediat kreu i LSI Ilir Meta, teksa e vlerësoi një hap të rëndësishëm historik, theksoi nevojën emergjente për votimin e tre ligjeve shumë të rëndësishme, si pjesë e 12 prioriteteve, përkatësisht ai për gjykatën e lartë, reformën parlamentare dhe nënpunësin civil.Meta gjithashtu ka falenderuar KE për vlerësimin realist dhe inkurajimin përmes rekomandimit pozitiv të adresuar ndaj KiE, në mënyrë që në mbledhjen e dhjetorit vendet anëtare ti thonë po statusit për Shqipërinë.Duke sjellë dhe njëherë në kujtesë zvarritjet e procesit të statusit ndër vite nga klasa politike, Meta apeloi palët të shmangin vonesat në vazhdim.